×
Saturday, September 18, 2021

“Urdhër i fshehtë për Berishën?”, Manjani nxjerr prapaskenat: Turp i madh si është katandisur Basha, s’e mendoja kurrë

September 15, 2021

Ylli Manjani ka reaguar fill pas disa raportimeve në mediase Lulzim Basha thuhet se ka filluar sherret me deputetët dhe anëtarët e forumeve, ndërsa po sipas mediave ai i ka urdhëruar ata të flasin kundër ish kryeministrit Sali Berisha.

Manjani ka mbetur i befasuar dhe shprehet se nuk e mendonte kurrë se do katandiseshin në këtë pikë.

“Pra Basha u thotë deputetëve të partisë dhe anëtarëve të forumeve që të shprehen në FB që jeni kundër Berishës. Kështu shmanget mbledhja e forumeve.

Pra shihni me kujdes, nuk thotë jeni të lirë të shpreheni, por shprehuni kundër. Dhe bëjeni tani… ua ua ua ua ua ua.

———

Enver Hoxha nxori një postulat kur njerëzit nuk po spiunonin më tek sigurimi:

“ Indiferenti është më i keq se armiku”.

Ky është standarti që po na risjell këto kohë Luli dhe përkrahësit e tij. Nuk e mendoja kurrë se do katandiseshin në këtë pikë..!

Turp i madh!”

Eunews.al

Comments are closed.