Universiteti ‘Luarasi’ titull ‘Honoris Causa’ për Abazoviç, Balla: Vlerësimi për Tanin në një moment të rëndësishëm të karrierës së tij



Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla mori pjesë në ceremoninë akademike të organizuar nga ‘Universiteti ‘Luarasi’.
Pjesë e kësaj ceremonie ishin figura të njohura, si trajneri i Kosovës në Xhudo, Driton Kuka dhe zëvendëskryeministri i Malit të Zi , Dritan Abazoviç, të cilët u vlerësuan me titull ‘Honoris Causa’.
Balla u shpreh se ky titull nderi për Abazoviç vjen në një moment të rëndësishëm të karrierës së tij politike, ndërsa u shpreh se Driton Kuka është një personalitet që na bën krenar në fushën e sportit.
“Për mua është ndër të marr fjalën dhe të flas pak më shumë për Dritani që kam pasur mundësinë ta njoh dhe kemi pasur mundësi të punojnë së bashku. Ky titull nderi vjen në një moment të rëndësishëm në karrierën politike të Tanit. Ai sot është personaliteti më i lartë politik në një qeveri që mban të ankoruar Malin e Zi në drejtimin euroatlantik. Uroj Universitetin ‘Luarasi’ që pjesë të katedrës së vet do të ketë Abazoviç. Unë e kam njohur edhe si një politikan të suksesshëm.
Është një nder ta përshëndes këtë ceremoni, ta përgëzoj Universitetin ‘Luarasi’, duhet të kemi parasysh që na duhen më shumë politikanë në këtë drejtim. Driton Kuka është një personalitet në një fushë tjetër, si ajo e sportit, dhe në të gjithëve na bën krenar dhe të themi shprehjen o sa mirë me qenë shqiptar. Dhe shpresoj që të kemi kampionë të xhudos në pjesën tjetër të Shqipërisë. I uroj të dy miqve shumë suksese dhe jam i sigurt që kjo traditë e Universiteti ‘Luarasi’ do të vazhdojë”, tha më tej Balla.
Eunews.al

