×
Sunday, September 19, 2021

UNICEF: 300 000 fëmijë të zhvendosur nga Afganistani

August 30, 2021

Organizata humanitare për mbrojtjen e fëmijëve, UNICEF, vlerëson se 300 000 fëmijë janë të detyruar të lënë shtëpitë e tyre, pas mbërritjes së talebanëve dhe nxitimit për të lënë vendin.

“Ne nuk mund t’i braktisim fëmijët e Afganistanit në kohë nevoje”, tha drejtori rajonal i UNICEF-it, George Laryea-Adjei.

“Ata po luftojnë me shqetësimet dhe frikën: shumë kanë parë skena që një fëmijë nuk duhet t’i shohë kurrë”, shtoi ai.

Një milion fëmijë nën 5 vjeç do të vuajnë nga kequshqyerja e rëndë, kërcënuese për jetën.

Mbi katër milionë fëmijë, përfshirë 2,2 milionë vajza, janë lënë pa shkollë.

Eunews.al

Comments are closed.