×
Wednesday, February 12, 2025

Unaza Bujqësore e Elbasanit, Balla: Produktet cilësore konkurojnë në tregjet europiane

January 5, 2020


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e filloi vitin e ri 2020 duke inspektuar nga afër punën që po kryhet nga ana e qeverisë shqiptare në “Unazën Bujqësore të Elbasanit”.

Kjo rrugë ishte një premtim i Kryeministrit, Edi Rama për fermerët punëtorë të këtyre zonave, por mbi të gjitha për

Në fjalën e tij gjatë inspektimit numri dy i PS-së, Taulant Balla deklaroi se kjo rrugë bën të aksesueshme prodhimet bujqësore të më shumë se 1400 ha, kryesisht sera.

“Me përfundimin e festave jemi rikthyer në punët e përditshme dhe për ne e rëndësishme është përfundimi sa më shpejt i kësaj rruge, por me cilësi.

Kujtoj që është një nga rrugët, që ne, me të drejtë, e quajmë unaza bujqësore e Elbasanit, sepse kjo rrugë bën të aksesueshme prodhimet bujqësore të më shumë se 1400 ha, kryesisht sera.

Vetëm gjatë këtij vit bujqësor që fillon, sipas fermerëve, këtu pritet të mbidhen rreth 2 milionë rrënjë lakër Brukseli, e cila sjell të ardhura shumë të mira për këtë zonë.

Ka qenë kërkesë e kahershme e banorëve dhe në maj pritet të përfundojnë punimet në të gjithë aksin prej 7.3 km”, deklaroi Balla.

Aksi rrugor i shkatërruar pengonte tregtarët të merrnin prodhimet bujqësore, të cilat më pas janë të destinuara kryesisht për eksport. Zona e Shirgjanit dhe Gjergjanit njihen për prodhime cilësore, fshatrat nuk janë braktisur dhe i gjithë aktiviteti është i fokusuar tek bujqësia.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments