Ukraina: Sulmet e ushtrisë ruse në një front prej 480 kilometrash
Ushtria ruse po sulmon në një front prej 480 kilometrash në Ukrainën Lindore, nga Kharkiv në Kherson dhe në Mykolaiv nëpërmjet Luganskut dhe Donetskut, si pjesë ofensivës së madhe në atë që konsiderohet si një fazë e re e luftës, raporton BBC.
Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase pretendon se forcat ruse janë duke u fokusuar në përpjekjet e tyre për të marrë kontrollin e plotë të rajonit të Donbasit, në lindje të vendit.
”Ushtria ruse u përpoq të thyente mbrojtjen e Ukrainës pothuajse përgjatë gjithë vijës së frontit”, theksoi ushtria ukrainase në një deklaratë.
”Deri më tani ata arritën të kalonin vetëm përmes qytetit lindor të Kreminës”, shpjegoi administratori ushtarak rajonal i Luganskut, Sergiy Gaidai.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës raportoi se rusët kanë filluar përshkallëzimin e sulmeve në shkallë të gjerë duke u fokusuar në rajonet e Donbasit, me forcat që përpiqen të përparojnë edhe në zona të ndryshme nga rajoni fqinj i Kharkivit.