×
Tuesday, January 26, 2021

Udhëheqësit europianë dhe Biden bisedojnë për një “fillim të ri” të bashkëpunimit

November 24, 2020

Presidentja e Komisionit Evropian (KE) Ursula van der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, mirëpriten “fillimin e ri” të marrëdhënieve midis Bashkimit Evropian (BE) dhe Shteteve të Bashkuara, gjatë një bisede telefonike me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden.

Van der Leyen tha se gjatë bisedës ajo e përgëzoi Bidenin për fitoren e zgjedhjeve presidenciale.

“Ky është një fillim i ri për partneritetin global midis BE-së dhe SHBA-së”, shkroi ajo në Twitter, duke shtuar se “bashkëpunimi i ngushtë midis BE-së dhe SHBA-së mund të kontribuojë në formimin e një agjende globale të bazuar në bashkëpunim, multilateralizëm, solidaritet dhe vlera të përbashkëta”.

Më 24 nëntor, administrata aktuale amerikane filloi procesin e tranzicionit dhe njohu Bidenin si presidentin e zgjedhur të SHBA-së. Ky proces filloi 21 ditë pas zgjedhjeve presidenciale.

Biden tashmë ka biseduar me disa udhëheqës të BE-së, duke përfshirë presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Marrëdhëniet midis Brukselit dhe Uashingtonit u përkeqësuan pasi presidenti, Donald Trump, ndër të tjera, tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit për Ndryshimin e Klimës.

Raportet ishin të tensionuara edhe për një sërë çështjesh, përfshirë ato tregtare dhe politike.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për