×
Friday, October 22, 2021

U zgjodh Kryetare e Kuvendit, Nikolla: Do t’i krijoj hapësirat e nevojshme opozitës

September 2, 2021

Kryetarja e re e Kuvendit, Lindita Nikolla siguroi sot se “do të punojë me shumë përgjegjshmëri për të bërë më të mirën e mundshme në detyrën e arbitres së veprimtarisë së parlamentit”.

Në një prononcim për mediet nga ambientet e Pallatit të Kongreseve ku po zhvillon punimet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, Nikolla siguroi se do t’i krijojë hapësirat e nevojshme së pari, opozitës, për të shfaqur gjithë idetë e mendimet e saj.

“Do të punoj me përkushtim për respektimin e rregullores, për krijimin e një klime pozitive që ai tempull i demokracisë meriton. Sot jam e mbushur me përgjegjshmëri për të përmbushur pritshmëritë dhe besimin që kryetari i PS-së ka për zgjedhjen time’’, tha Nikolla.

Eunews.al

Comments are closed.