×
Wednesday, December 8, 2021

U largua nga policia, Ardi Veliu emërohet në qeveri

November 10, 2021

Pas largimit nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm i Policisë me justifikimin se donte të kalonte më shumë kohë me familjen, Ardi Veliu sot ka marrë një post të ri publik.

Sipas informacioneve, ish drejtori i Policisë është emëruar në postin e zëvendës ministrit të infrastrukturës dhe energjisë. Ky njoftim u bë nga ministrja Belinda Balluku e cila doli në një konferencë për mediat lidhur me vendimet e marra. 

Veli ka qenë shumë i kritikuar gjatë mandatit të tij në krye të policisë së shtetit dhe në prag të përfundimit të afatit 100 ditor që kryeministri Edi Rama dha lidhur me reformimin e policisë dorëzoi dorëheqjen e tij duke e justifikuar me faktin se puna i kishte ngrënë shumë nga koha e tij dhe nuk kishte qenë shumë i pranishëm në familjen e tij.

Eunews.al

Comments are closed.