“Turqia e angazhuar për paqen”/ Erdogan bisedë telefonike me Putin: Të zhvillohet takim me Zelensky-n në Stamboll
Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan përsëriti edhe njëherë angazhimin e Ankarasë për të negociuar paqen mes Rusisë dhe Ukrainës.
Sipas Anadolu Agency, Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin ku i kërkoi një takim mes tij dhe Zelensky-t në Stamboll.
Erdogan i tha Putinit se vazhdimi i bisedimeve pozitive të arritura në muajt e kaluar në Stamboll drejt paqes mes Rusisë dhe Ukrainës do të sillte përfitime për të gjitha palët. Gjatë bisedës, Erdogan theksoi rëndësinë e sigurimit të armëpushimit, funksionimit të korridoreve humanitare dhe kryerjes së sigurt të evakuimeve.
Ai përsëriti gjithashtu gatishmërinë e Turqisë për të “ngritur procesin e Stambollit” dhe për të pritur një takim të krerëve ukrainas dhe rusë, të cilin ai e quajti “një prag të rëndësishëm për negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës.
Bisedimet midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në Stamboll më 29 mars u panë si një përparim në përpjekjet për të ndalur armiqësitë që filluan më 24 shkurt.