×
Wednesday, November 29, 2023

Turqia dënon vendimin e gjykatës së BE-së mbi ndalimin e shamive në vendin e punës

July 18, 2021


Turqia sot dënoi vendimin e gjykatës ë lartë të BE-së që lejon ndërmarrjet në vendet anëtare të ndalojnë punonjëset të mbajnë shami.

Ministria e Jashtme në deklaratën e saj me shkrim tha se vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë “shkel lirinë e fesë”.

“Dënojmë vendimin, i cili është ligjërisht dhe me vetëdije i gabuar dhe i rrezikshëm në lidhje me Islamofobinë që do të nxisë”, shtohet më tej.

Deklarata përshkroi vendimin e gjykatës si “një shembull i ri i përpjekjeve për t’i dhënë Islamofobisë dhe intolerancës ndaj muslimanëve një identitet institucional dhe ligjor në Evropë”.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi të enjten lidhur me dy çështje të ngritura nga gratë muslimane në Gjermani, të cilat u pezulluan nga puna për shkak të shamisë.

Gjykata vendosi që kompanitë në vendet anëtare mund të ndalojnë punonjësit të mbajnë shami nëse “duhet të paraqesin një imazh neutral tek klientët”.

Eunews.al



Comments are closed.