×
Tuesday, April 13, 2021

Turqi, 25 viktima dhe mbi 800 të plagosur pas tërmetit shkatërrues në Izmir

October 31, 2020

Të paktën 25 persona humbën jetën dhe 804 të tjerë u plagosën si pasojë e tërmetit 6,6 ballë që goditi qytetin e Izmirit, në Turqi, njoftoi Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Të paktën 725 u plagosën në Izmir, ndërsa në provincat fqinje, 5 persona u plagosën në Manisa, dy në Balikesir dhe 54 në Aydin.

Më herët, guvernatori i Izmirit, Yavuz Selim Kosger, tha se tërmeti shkaktoi një minicunami në qarkun bregdetar të Seferihisar, ku mbeti i plagosur të paktën një person.

Nga AFAD thanë se mbi 450 automjete dhe mbi 3 200 punonjës u dërguan në vendin e ngjarjes, bashkë me 20 qenë nuhatës.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke gjithashtu dërgoi 79 punonjës, 70 vullnetarë, 17 automjete dhe 5 kuzhina të lëvizshme që kanë kapacitetin për të shërbyer mbi 25 mijë persona.

AFAD gjithashtu bëri të ditur se 960 çadra, 4 500 batanije dhe 3 672 shtretër u dërguan në rajon.

Gjithashtu u bë e ditur se ndihma emergjente prej 5 milionë lirash turke (rreth 600 000 dollarë) u dërguan në rajon nga Ministria e Familjes, Punës dhe Shërbimeve Sociale, si dhe 3 milionë lira turke (rreth 360 000 dollarë) u mundësuan nga AFAD.

AFAD njoftoi se më vonë, një tërmet tjetër 5,1 ballë goditi detin Egje, 20 kilometra larg rrethit Kusadasi të provincës turke Aydin.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për