×
Wednesday, October 16, 2024

Truss: Rusia duhet të goditet me sanksione maksimale

April 4, 2022


Rusia duhet të goditet me sanksione të “nivelit maksimal” për mizoritë e kryera në Ukrainë, deklaroi sot ministrja e Jashtme britanike, Liz Truss ndërsa nxiti aleatët evropianë që t’i shtonin ato më tej.

Truss bëri thirrje për të furnizuar më shumë me armë Kievin, ndërsa kritikoi Perëndimin për derdhjen e parave në “makinerinë e luftës” të presidentit rus Vladimir Putin.

Truss kritikoi “masakrën” në qytetin ukrainas duke cituar prova të përdhunimeve dhe vrasjeve pa dallim të civilëve në Bucha nga ku janë tërhequr trupat e Moskës.

Duke folur në Varshavë, Truss tha se kishte diskutuar me homologun e saj ukrainas Dmytro Kuleba mënyrat sesi Britania e Madhe mund të kishte një qasje maksimale për të furnizuar me armë Ukrainën.

“Ideja se duhet të presim që diçka tjetër të ndodhë është krejtësisht e gabuar. Më e keqja tashmë ka ndodhur, ne kemi parë mizori të tmerrshme të kryera në Ukrainë me pandëshkueshmëri të plotë”, tha ajo në një konferencë për shtyp në Poloni.




Comments are closed.