Trupat ruse bombardojnë Okhtyrkan, mbi 70 ushtarë ukrainas të vrarë
Trupat ruse bombarduan Okhtyrka, në rajonin Sumy, duke vrarë më shumë se 70 ushtarë ukrainas, deklaroi kreu i administratës ushtarake rajonale të Sumyt, Dmytro Zhyvytskyy.
“Një njësi luftarake në Okhtyrka u bombardua rëndë dhe për fat të keq u shkatërrua plotësisht. Më shumë se 70 ushtarakë u vranë, ku mes viktimave ka edhe civilë”, deklaroi Zhyvytskyy.
Që nga nata e djeshme situata në veri të rajonit ka qenë pak a shumë e qëndrueshme, por qyteti i Konotopit mbetet i rrethuar.
Presidenti rus, Vladimir Putin i shpalli luftë Ukrainës më 24 shkurt dhe nisi një pushtim në shkallë të gjerë.
Trupat ruse kanë bombarduar infrastrukturë kryesore, ndërsa disa raketa kanë goditur edhe ndërtesat e banimit.
Në Ukrainë u vendos ligji ushtarak dhe u shpall mobilizimi i përgjithshëm.
Eunews.al