×
Sunday, July 12, 2026

 Trump: Irani të bëjë marrëveshje bërthamore para se të jetë tepër vonë

June 13, 2025


Presidenti i SHBA-së, Trump, i ka bërë thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje me Uashingtonin mbi programin e tij bërthamor kontrovers, mes një serie sulmesh izraelite ndaj objekteve bërthamore dhe udhëheqësve ushtarakë.

“Ka ende kohë për t’i dhënë fund kësaj masakre…”, shkroi Trump në platformën e tij sociale Truth Social.

“Irani duhet të arrijë një marrëveshje përpara se të mos mbetet asgjë dhe të shpëtojë atë që dikur njihej si Perandoria Perse. Duhet ta bëjnë sa nuk është vonë’’, theksoi ai.

Vëzhguesit thonë se nuk ka gjasa që udhëheqja iraniane të zgjedhë një qasje diplomatike në dritën e sulmeve izraelite.

Mediat izraelite raportuan se Teherani u përgjigj me një sulm që përfshinte rreth 100 dronë, të cilët u rrëzuan të gjithë.

“I kam dhënë Iranit mundësi pas mundësie për të arritur një marrëveshje. Shtetet e Bashkuara prodhojnë pajisjet më të mira dhe më vdekjeprurëse ushtarake në botë dhe Izraeli ka shumë prej tyre dhe më shumë do i shkojnë. Ata dinë si t’i përdorin ato”, shkroi Trump




Comments are closed.