×
Saturday, February 15, 2025

Trump: Gjermania të anulojë projektin e ”Nord Stream 2”

September 8, 2020


Presidenti i SHBA Donald Trump tha se Gjermania duhet të anulojë gazsjellësin ”Nord Stream 2”, që synon furnizimin me energji për Europën nga Rusia, por duke paralajmëruar edhe se Berlini mund të mos jetë në gjendje të tërhiqet nga ky projekt.

“Gjermania është në një pozitë shumë të dobësuar nga pikëpamja energjetike… Ata e kanë vendosur veten në një pozicion shumë negativ”, theksoi Trump në një konferencë shtypi jashtë Shtëpisë së Bardhë ku edhe njoftoi planet për të mbyllur termocentralet bërthamore me qymyrguri.

Zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel tha se ”qeveria nuk do të përjashtojë përdorimin e projektit ‘Nord Stream 2’ si kundërpërgjigje ndaj helmimit të disidentit rus Alexei Navalny”.

Ndërtimi i gazsjellësit ”Nord Stream 2” është pothuajse i përfunduar.

Ai do të dyfishojë furnizimet e gazit natyror rus përmes detit Baltik drejt Gjermanisë, ekonomia më e madhe e Europës.

SHBA kanë miratuar tashmë një numër sanksionesh që synojnë të ndëshkojnë kompanitë që punojnë në këtë gazsjellës.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments