×
Saturday, December 13, 2025

Trump dhe Netanyahu zhvillojnë një bisedë telefonike, e fton përsëri për takim në Shtëpinë e Bardhë

December 1, 2025


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ftuar sërish kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për një vizitë në Shtëpinë e Bardhë, njoftoi zyra e këtij të fundit.

Sipas njoftimit, Trump dhe Netanyahu zhvilluan një bisedë telefonike të hënën në mbrëmje, gjatë së cilës theksuan rëndësinë e çarmatimit të Hamasit dhe të çmilitarizimit të Gazës.

Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu për mundësinë e zgjerimit të marrëveshjeve paqësore.

Vizita e fundit e Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë ishte vetëm dy muaj më parë, më 29 shtator, kur ata prezantuan së bashku një plan paqeje për Gazën, i cili më pas u pranua pjesërisht nga Hamas, duke çuar në nënshkrimin e një armëpushimi të brishtë dhe kthimin e pengjeve izraelite.

Megjithatë, që nga ajo kohë ka pasur vështirësi të vazhdueshme në zbatimin e hapave të mëtejshëm, dhe në takimin e ri mes Trump dhe Netanyahu pritet të diskutohet mënyra për të kapërcyer pikërisht këto sfida.




Comments are closed.