×
Tuesday, April 13, 2021

“Trishtim për tërmetin në Turqi e Greqi”, Rama: Biseda mes udhëheqësve një dritë mirësie mes dy popujve, shpresë për të nesërmen e Europës

October 30, 2020

Kryeministri Edi Rama ka shprehur trishtim e keqardhje për tërmetin që goditi sot Turqinë e Greqinë duke përcjellë lutje për viktimat e solidaritet me familjet e tyre.

Ndërkohë Rama ndalet tek biseda mes udhëheqësve të dy vendeve që megjithëse në konflikt kanë shprehur solidaritet me njëri-tjetrin. Ai e sheh si një dritë mirësie mes dy popujve dhe shpresë për Europën.

“Trishtim e keqardhje për goditjen nga tërmeti në Turqi e Greqi dhe lutje për viktimat e solidaritet vëllazëror me familjet e tyre🇹🇷❤️🇬🇷 Në këtë ditë kaq të zymtë, biseda mes udhëheqësve të dy vendeve një dritë mirësie mes të dy popujve dhe shprese për të nesërmen e vetë Europës🙏”, shkruan Rama.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për