×
Friday, December 3, 2021

“Trekëndëshi Bermudës”, Meta i përgjigjet për herë të parë Bashës

November 16, 2021

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur për herë të parë Lulzim Bashës, i cili pak ditë më parë u shpreh se kreu i shtetit është pjesë e “Trekëndëshit të Bermudës” bashkë me Sali Berishën dhe Edi Ramën. Mbrëmjen e sotme gjatë një interviste në oranews, Ilir Meta tha se problemi është katërkëndëshi i përgjegjësive madhore të Lulzim Bashës, që sipas tij janë:

  1. Bojkoti i reformës territoriale
  2. Bojkoti i reformës në drejtësi
  3. Djegia e mandateve
  4. Zerimi i pushtetit vendor

Që pas humbjes së zgjedhjeve sulmin e hapur të liderit të PD-së, Lulzim Basha kundër Ilir Metës e pasoi edhe çarja e fortë mes partisë më të madhe në opozitë dhe LSI-së. Në 17 Shtator nga Korça kur u pyet për “Foltoren” e Sali Berishës, Ilir Meta tha “Nuk dëshiroj të merrem me çështje të tilla se nuk është kjo detyra ime, sigurisht që Berisha është si vera sa më shumë kalon koha aq më tërheqës dhe aq më demokrat bëhet”. 

Eunews.al

Comments are closed.