Trashëgimi europiane: Deportimit i gjermanëve të Rumanisë në BRSS
Para 75 vjetësh qeveria rumune deportoi 70.000 gjermanë të Rumanisë të aftë për punë në BRSS me urdhër të udhëheqësit sovjetik Stalin. Arsyeja ishte gjoja bashkëpërgjegjësia për Luftën e Dytë Botërore.
“Në stacionin e trenit na u desh të hipnim në një vagon treni, një vagon bagëtish, dhe në njërin vagon kishte disa pllaka dërrase për t’u shtrirë. Mbi dërrasë nuk kishte asgjë tjetër, vetëm rrobat tona të trupit shtronim mbi to.” Këto fjalë shoqërojnë ekspozitën fotografike “Order 7161″. Portrete të dëshmitarëve të kohës nga deportimi” në Institutin Rumun të Kulturës (RKI) në Berlin. Rreth 70.000 gjermanë nga Rumania në fillim të vitit 1945 u deportuan në BRSS dhe u duhej të kryenin atje punë të detyrueshme për të ndihmuar në rindërtimin e Bashkimit Sovjetik. Mes viteve 2012-2015 fotografi nga Luksemburgu, Marc Schroeder ka takuar 40 të mbijetuar dhe i ka fotografuar ata. Ekspozita është një pjesë e memorjes vizuale të një kapitulli në Gjermani pak të njohur të historisë europiane të pasluftës.

Memorja kolektive
Janar 1945, katër muaj pasi Rumania anuloi aleancën me Hitlerin dhe u vendos në anën e forcave aleate. Qeveria rumune i përgjigjet kërkesës së Stalinit për të dërguar në BRSS gjermanët e Rumanisë. Udhëheqja sovjetike i ngarkon ata si bashkëpërgjegjës kolektiv në Luftën e Dytë Botërore dhe në krimet e nacionalsocializmit. Të prekur janë burra të aftë për punë në moshën 17 deri në 45 vjeç si dhe gra në moshën 18 deri në 30 vjeç. Deportimi pason sipas një plani të përgatitur në bashkëpunim të ngushtë mes autoriteteve rumune dhe pushtuesve sovjetikë. Shumë njerëz gjejnë vdekjen nga kushtet e vështira të punës, për shkak të temperaturave ekstremisht të ulëta dhe urisë. Më 1949 të mbijetuarit lirohen.
Peizazhe bardhë e zi dhe portrete – ekspozita në Berlin paraqet në 75 vjetorin e deportimit një përzgjedhje nga projekti i dokumentacionit të fotografit. Ajo përfshin edhe deklaratat për përjetimet traumatike në kampet sovjektike të punës.
Fotografitë dhe informacionet e gazetave japin një pasqyrë të kujtesës së përbashkët mbi deportimet. “Shumica ndoshta më kanë treguar mua më shumë se familjeve të tyre. Besoj, se të tilla ngjarje katastrofike rrallëherë diskutohen në familje. Kjo ishte një vuajtje e madhe, më e pashërueshmja, që kanë përjetuar këta njerëz”, thotë fotografi Schroeder. Motive nga arrestimet, udhëtimi, malli për atdheun dhe kthimi në atdhe janë në fokus.
“Vjehrra ime thoshte, duhet të shkoj, ndryshe të marrin”: Një ndër viktimat e deportimit, kujtimet e së cilës janë dokumentuar në ekspozitë, ajo ishte shtazënë kur e rrëmbyen. Në kamp foshnja i vdiq dhe ajo mori fëmijën e një tjetre, e cila nuk mund ta mbante vetë atë. Kësisoj me një transport të sëmurësh ajo mundi tëkthehet në Rumani, sepse nënat me foshnje i kthenin në shtëpi. por gjatë rrugës vdiq edhe bebja e dytë.
Kultura transnacionale e kujtesës
Fate tronditëse individësh, të fiksuara në fotografi dhe tekst. Kampe pune të detyruar, vdekje dhe vazhdimisht uri. „Kur nuk kisha çfarë të gatuaj, më depërtonte tymi nëpër gojë. Unë tërhiqja gjuhën e kafshoja në zbrazëti. Haja pështypë me tymin e mbrëmjes dhe mendoja për salçiçet e zgarrës”, shkruan nobelistja Herta Müller në romanin e saj “Shilarësi i frymës”, që bazohet në përvojat e poetit Oskar Pastior. Ndër veprimtaritë, që shoqërojnë ekspozitën në Berlin, bën pjesë edhe leximi i romanit për tmerrin e kampeve staliniane të punës.
Kartolinë nga një kamp sovjetik pune
Deportimet e gjermanëve të Rumanisë për një kohë të gjatë nuk diskutoheshin. Në Republikën Federale të Gjermanisë ndonëse njiheshin të tilla rrëmbime, ato rrallëherë kanë zgjuar vëmendjen në diskursin publik. Në Rumani gjatë diktaturës komuniste nuk lejohej të flitej për këtë. Vetëm pas përmbysjes së regjimit të Çausheskut u bë e mundur që të thyhet kjo tabu.
Kultura e kujtesës është transformuar me kalimin e dekadave. Arkivat janë hapur dhe tani rregullisht organizohen veprimtari përkujtimore për deportimet në Rusi edhe në Bukuresht e në qytete të tjera rumune. Gazetat, historianët, gazetarët artistët dhe politikanët duan ta mbajnë të zgjuar kujtimin dhe ta informojnë publikun e gjerë për përmasat e pasojave të “Order 7161” të Stalinit. Sipas mediave rumune 20 përqind e të deportuarve nuk janë kthyer më. Ka njoftime, që sot në Rumani ende jetojnë 180 viktima të deportimeve.
Eunews.al