×
Thursday, April 18, 2024

Transformohet Pediatria e Elbasanit/ Manastirliu: Punimet drejt përfundimit

October 19, 2021


Investimet në shëndetësi kanë transformuar spitalet rajonale duke ofruar jo vetëm kushte më të mira, por edhe më shumë shërbime cilësore për pacientët. I tillë është edhe investimi që po kryhet në pediatrinë e re të spitalit të Elbasanit, i cili pritet të finalizohet së shpejti.

Punimet për transformimin e Pediatrisë në Elbasan po kryhen me cilësi të lartë dhe brenda të gjitha standardeve bashkëkohore nga firma ‘Meteo shpk’, e cila ka eksperincë të gjatë në fushën e ndërtimeve.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila ka publikuar dhe foto nga kantier, ku punimet po ecin me ritme të larta.

“Një tjetër investim transformues në Spitalin Rajonal të Elbasanit, do të finalizohet së shpejti. Super pediatria e re është drejt përfundimit, falë investimeve dhe fokusit të qeverisë shqiptare për rritjen e cilësisë së shërbimit për nënën dhe fëmijën, afër vendbanimit”, shprehet Manastirliu.

Ndërtesa e vjetër të spitalit të Kirurgjisë në qytetin e Elbasanit, ndërtim i vitit 1976, i është nënshtruar rikonstruksionit të thellë, dhe sot është kthyer në spital të Urgjencës dhe të Patologjisë, me dy shërbime kryesore, Neurologjinë dhe Kardiologjinë.

Spitali ofron një shërbim me rreth 76 shtretër, 25 për urgjencën, 35 për kardiologjinë, 23 për neurologjinë, sipas standardeve të një spitali rajonal.

Eunews.al



Comments are closed.