×
Friday, October 22, 2021

Topalli: Sot Basha më kujtoi Enver Hoxhën, po punon kundër interesit kombëtar, demokrati më i korruptuar

September 9, 2021

Jozefina Topalli, ish-bashkëpunëtore e ngushtë e Sali Berishës, ka reaguar pas përjashtimit të këtij të fundit nga PD.  Ajo ka sulmuar Lulzim Bashën, duke thënë se i kujtoi Enver Hoxhën.

“Sonte me kujtoi edhe nje here Enver Hoxhen! Lulzim Basha ka vite qe punon kundra interesit kombetar dhe ne vecanti kundra Partise Demokratike. Sjellja e tij nuk ka patur kurre lidhje me parimet e vlerat e kesaj force politike . Cdo dite, qe nga dita e pare qe ka zbritur ne Tirane, ai ka patur vetem nje qellim: pasurimin e tij dhe te familjes se tij, permes karriges politike. Nese ka nje person qe ka minuar demokracine brenda Partise Demokratike e me tej ai e ka emrin Lulzim Basha. Qe nga dita qe u vendos kryetar ai nuk pranon mendime ndryshe, nuk respekton statutin e partise, nuk ben zgjedhje, nuk njeh vote dhe nuk i intereson as interesi i demokrateve dhe as i Interesi i vendit.

Praktikisht ai eshte i deligjitimuar ne ate parti. Ai ka shitur interesat e popullit opozitar dhe si te tille atë te vendit. Ai ka demtuar interesin publik te shqiptareve ne cdo pozicion ku ka qene. Pa larguar Lulzim Bashen nuk ik Edi Rama. U bene kaq vite qe ia them demokrateve. Po e perseris edhe sot. Nese ka nje njeri te korruptuar edhe ne opozite, ai e ka emrin Lulzim Basha. Nese ka nje njeri qe ka kontribuar per minimin e demokracise, ai e ka perseri emrin Lulzim Basha. Aftesia e tij me e madhe eshte shitja e cdo bashkepunetori te tij. Kete e ka deshmuar ne vite. Kur pastaj je dhe vulnerabel per shkak te korrupsionit dhe pasurive te paligjshme natyrisht qe shkon dhe pertej.

Sonte tha: Kam vendosur te perjashtoj Sali Berishen. Prapë e konsideron vehten mbi ligjin. Ai nuk ka asnje te drejte ligjore e statuore ta beje kete. Sonte me kujtoi edhe nje here Enver Hoxhen”, shkruan Topalli.

Eunews.al

Comments are closed.