×
Friday, October 7, 2022

Topalli: Lulzim Basha shkatërroi opozitën

February 10, 2021

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim dhe ish- nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topallit akuzon Lulzim Bashën se shkatërroi opozitën.

Në reagimin e saj Topalli shprehet se “në çdo vend të botës problemi është qeveria. Në rastin tone përsëri bëjmë përjashtim. Tek ne përveç qeverisë dhe problemeve të saj, është problem vetë drejtuesi i opozitës”.

“Njeriu që shkatërroi opozitën dhe e përgjysmoi në numra në mandatin e parë; që i dhuroi qeverisë të gjitha mandatet e deputetëve opozitar; që i fali të gjitha këshillat bashkiak e bashkë me ta të gjitha bashkitë në mandatin e dytë. Ai, që për 8 vite nuk rreshti duke thënë se nuk ka zgjedhje me Edi Ramën e që tani po hyn si pa të keq në zgjedhje pikërisht me Edi Ramën, është rasti politik me i çuditshëm në botë”, tha ajo.

“Problemi nuk ndalet këtu. Sa me shume rritet pakënaqësia ndaj Edi Ramës, aq më shumë bie edhe Lulzim Basha”, përfundon reagimin e saj Topalli.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments