×
Sunday, October 24, 2021

Topalli: Basha përjashtoi Nokën prapë me vendim personal, vulën do e ketë dhe për pak ditë

October 12, 2021

Ish-nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli ka reaguar pas vendimit të Lulzim Bashës për të shkarkuar Flamur Nokën nga Nënkryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, ndërsa e paralajmëroi me përjashtim nga grupi parlamentar. 

Topalli shkruan në Facebook se Basha mori sërish vendim personal, ndërsa shton se kreu aktual i PD do ta ketë vulën edhe për pak ditë, deri në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.

Gjatë kësaj kohe, paralajmëron Topalli, Basha do të përjashtojë të tjera figura të PD, kritikë të linjës së tij politike. 

Reagimi i Topallit

Luli paska perjashtur prap me vendim personal sonte ne darke.

Kesaj here rradhen e kishte Flamur Noka, qe eshte rritur ne Partine Demokratike.

E paska shpallur armik te brendshem! Ne fakt e paska nderuar Flamurin.

Shoku Enver bente mbledhje byroje ne raste te tilla. 

Dmth kur anetaresia e Partise eshte ngritur per te hequr Lulzimin, ky i fundit shkarkon Noken.

Edhe per pak kohe do kete vulen. Gjate ketyre diteve do shpall edhe perjashtime te tjera…deri kur Kuvendi Kombetar do i heq edhe vulen bashke me karrigen Lul Vules.

Eunews.al

Comments are closed.