×
Sunday, February 28, 2021

Topalli: Basha i njehsuar me oligarkët, jeton në vilat e tyre

January 17, 2021

Kryeministri Edi Rama përmes një videoje, vuri sot përball deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një studio televizive ku foli për oligarkët dhe reagimin e ish- nënkryetares të PD-së, Jozefina Topalli.

“Kur qesh pa lidhje po prapë të ecën”, shprehet Rama në videon e publikuar.

Duke komentuar deklaratat e Bashës, Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli tha se “Basha është i njësuar me ta, jeton në vilat e tyre”.

“U soll rreth gjysmë ore për teorinë e oligarkëve dhe nuk mundi të përmendë një oligark”, tha Topalli.

Ndërkohë që Basha shprehet se “problemi lind kur sipërmarrja, apo biznesi apo biznesmenët dhe qeveria konspirojnë kundër interesit publik”.

“Është ‘fake’! Është tërësisht ‘fake’”, tha Topalli.

Në emisionin televiziv, Basha deklaroi se “Partia Demokratike dhe unë jemi parti e sipërmarrjes së lirë”.

Ndërkohë Topalli shprehet se “ai jeton në Tiranë në vilat e oligarkëve, në plazhet e bregdetit shqiptar në vilat e oligarkëve. Është i njësuar me oligarkët, ai darkon me oligarkët”. 

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për