×
E enjte, 21 Janar, 2021

Topalli akuza Bashës: Po bën opozitë selektive, për oligarkët të flasë me emra konkretë

7 Dhjetor, 2020

E rikthyer në politikën aktive në krye të partisë “Lëvizja për Ndryshim”, Jozefina Topalli flet me shqetësim për situatën ekonomike. Sipas saj, 40% e popullsisë jeton në varfëri ekstreme. Për Klan, ish-kryeparlamentarja shprehet se buxheti i vitit 2021 është një buxhet elektoral dhe se e çon borxhin në 90%. Topalli shprehet se nuk është kundër koncesioneve, por dënon ashpër paligjshmërinë që sipas saj Kryeministri Rama e ka ngritur në sistem në dy mandate qeverisëse.

Ndërkohë, ajo nuk kursen as Lulzim Bashën duke e cilësuar selektiv opozitarizmin e tij me koncesionet. “Opozita duhet të fliste me emra, po ike nga emrat dhe bën seleksionim tek oligarkët jë i pabesueshëm dhe njerëzit kanë të drejtë të pyesin si i shton ti dy vila në kohë pandemie.”

Teksa bën fajtore të majtën ndër vite për mosmenaxhim të situatës së pandemisë, jo pak kritike është edhe ndaj qeverisjes së djathtë , për të cilën thotë se nuk investoi sa duhet në shëndetësi dhe arsim. “Ne jemi këtu se nuk është menaxhuar gjatë viteve në mënyre korrekte e ligjore, këto janë fatura që në moment të caktuar ti kupton sesa pak i përgjegjshëm ke qenë në trajtimin e këtyre fushave.”

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për