×
Sunday, September 19, 2021

Tjetër goditje për Bashën/ Mark Marku jep dorëheqjen si deputet: Demokratët u tradhëtuan

August 27, 2021

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Mark Marku nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ri.

Mësohet se Mark Marku ka hequr dorë nga mandati i deputetit që e fitoi në qarkun  e Lezhës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një editorial për gazetën Panorama, ku thotë se nuk do të jetë në mbledhjen e Këshillit Koimbëtar ditën e hënë dhe as në Kuvendin e Shqipërisë.

Po ashtu ai liston edhe një sërë arsyesh se pse ndërmori këtë veprim, që kanë të bëjnë të gjitha me vizionin e opozitës.

“PD po shndërrohet në një parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës dhe të një grupi të ngushtë drejtuesish të PD-së duke tradhtuar interesat e atyre që e kanë mbështetur me aq mund, përkushtim e sakrifica.”-shkruan ndër të tjera Mark Marku.

Kujtojmë këtu se kohët e fundit, Mark Marku ka qënë një ndër zërat kritik në drejtim të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Gjithashtu ai ngriti zërin edhe në Kuvendin Kombëtar të PD-së, edhe në lidhje me analizën e zgjedhjeve, ndërsa theksoi se “PD praktikisht ka parashikuar humbjen”.

Për fat të keq, në analizën e paraqitur këtu, ky rezultat është relativizuar, gjë që është një fyerje për të gjithë ata që na mbështeten në këto zgjedhje. Personalisht shpreh dyshime, qoftë për metodologjinë e vlerësimit, është e pasaktë, pasi nuk mund të mbështetet analizë mbi pritshmërinë.

E dyta, nuk mund të bëhet analizë e njësuar në realitete të veçanta, pasi realitetet lokale në Shqipëri janë të tilla. Për shkak të këtyre pasaktësive rezulton që pritshmëria, p.sh, në qarkun e Elbasanit paska qenë humbja. Dekonspirohet pritshmëria dhe mungesa e besimit tek lideri i PD-së në fitore. Nëse mendon humbjen në Elbasan, humbjen në Fier, humbjen në Berat, t’i praktikisht ke parashikuar humbjen. Në këtë kuptim unë them që analiza këtu dhe rezultati, praktikisht nga pikëpamja metodologjike, më shumë tregon për mendësinë që ka pasur lidershipi i PD-së, pra, mendësinë e humbjes, sesa rezultatet konkrete. Rezultatet konrekte në zgjedhje analizohen mbi bazën e rezultateve paraprake dhe rezultateve të krahasuara të realitetit politik, ku është kryer një fushatë elektorale.”-deklaronte në atë kohë Mark Marku.

Eunews.al

Comments are closed.