×
Wednesday, December 8, 2021

Tjetër deputete i bashkohet Berishës: Ta shpëtojmë PD-në me çdo kusht, i kam thënë 8 vite më parë këto që thuhen sot

November 16, 2021

Deputetja Mesila Doda ka përkrahur hapur iniciativën e Sali Berishës për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike.

Ajo shprehet se kjo forcë politike duhet të shpëtohet patjetër, raporton gazeta Drita.

“Ai momenti kur ke gjithe te drejten e Zotit te bertasesh qe keto qe thuhen sot, ti i ke thene 8 vite me pare…. Vjen nje moment kur te gjitha nyjet vijne ne fund te kreherit… kjo duhet te zgjidhet me se fundi, sepse nuk ka me ajer e nuk ka me jete ne politike ne kete menyre…E vetmja gje qe me mundon prej disa kohesh eshte…. PD eshte parti e krijuar nga njerzit rebele qe mendojne me koken e tyre dhe pranojne mendimin ndryshe…kur lindi ky mentalitet i keq i bindjes se verber dhe perjashtimit te gjithkujt qe mendon ndryshe????

Une mendoj qe PD duhet te shpetohet me cdo kusht dhe te krijohet aty brenda nje hapesire e pa fund lirie qe mungon sot ne politiken shqiptare… pjesa tjeter eshte kronike dhe une mendoj qe ka veç nje Zot ne qiell qe te ka dhene cdo mundesi te veprosh e te krijosh te ardhmen tende”, nënvizon Doda.

Eunews.al

Comments are closed.