×
Friday, March 28, 2025

Thyhet barriera e frikës në Bjellorusi

May 26, 2021


Nga David Ignatius, The Washington Post

Rrëmbimi i avionit në të cilin udhëtonte gazetari disident bjellorus ishte një veprim brutal që kishte një mesazh të thjeshtë për kundërshtarët e Presidentit diktator Lukashenko: Ne mund t’ju çojmë kudo.

A po fitojnë banditët?

Ndonjëherë, mund të duket sikur ata po fitojnë por bota duhet të nxjerrë një tjetër mësim nga ulja e detyruar e avionit Ryanair në Minsk dhe burgosja e gazetarit Roman Protasevich. Edhe kundër një kërcënimi kaq të egër, në Bjellorusi po thyhet  barriera e frikës. Banditët janë të dëshpëruar. Opozita  shpreson se pas sulmit të së dielës, ajo mund të fuqizohet.

Bashkimi Europian u përgjigj veprimit të Lukashenkos duke vendosur sanksione  të ashpra një ditë pasi avioni Ryanair u detyrua të  ulej duke nisur kështu një proces që ndoshta do të bllokojë  fluturimet BE-së në dhe për nga Bjellorusia, raporton abcnews.al

Diktatori Bjellorus, i  cilësuar nga opozita si “buburrec” është në pushtet që nga viti 1994. Edhe Presidenti rus Vladimir Putin  besohet se nuk ka simpati për të. Protestat e vazhdueshme në Bjellorusi  nuk kanë marrë shumë vëmendje por ato kanë qenë frymëzuese. Sergei Tikhanovsky njoftoi një vit më parë se në planet e tij ishte të sfidonte Lukashenkon në zgjedhjet presidenciale të gushtit të kaluar.

Kur u arrestua dy ditë më vonë, gruaja e tij, Svetlana Tikhanovskaya, kandidoi vetë. Tikhanovskaya zhvilloi një fushatë të madhe dhe pretendoi se ajo fitoi  zgjedhjet në gusht me 60 deri në 70 përqind të votave. Lukashenko  këmbënguli se ai kishte triumfuar  duke fituar me 80 përqind të votave dhe arrestoi menjëherë të gjithë anëtarët e këshillit koordinues që opozita kishte formuar për të transferuar pushtetin.

Protestat filluan, mijëra u mblodhën në  rrugë, duke tundur flamurin e kuq dhe të bardhë të opozitës. Turma të mëdha patriotësh Bjellorusë u përballën me forcat e sigurisë, raporton abcnews.al

Lukashenko arrestoi rreth 35,000 persona. Protestat vazhduan.  Valvitja e flamujve të opozitës në rrugë nënkuptonte arrestim të menjëhershëm, kështu që Bjellorusët vendosën të vishnin rrobat me ngjyra të bardha dhe të kuqe ose të mbanin çorape më këto 2 ngjyra.

Gazetari disident Ihar Losik u arrestua në qershor të vitit 2020. Por pavarësisht arrestimeve dhe dhunës, gazetarët e rinj  vazhduan të mbrojnë dhe të thonë të vërtetën. Kjo është ajo që çoi në devijimin e avionit Ryanair të dielën  dhe arrestimin e Protasevich.  Sunduesit autokratikë nuk mund të gjenin  mënyrë tjetër.

Është njëjta histori  si vrasja në tetor 2018 e gazetarit  saudit Jamal Khashoggi, një kolumnist nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman.

Këta janë banditë, të cilët nuk mund t’i ndalin disidentët, përveç duke i rrëmbyer.

Protasevich nuk u nis nga Athina për në Vilnius, Lituani, për tu arrestuar dhe për të rënë martir. Ai ishte një gazetar që jetonte në mërgim, duke udhëtuar nga një qytet i BE-së në tjetrin. Por ai ishte i dhënë pas punës së tij, pavarësisht nga vala e madhe e arrestimeve.

Një amerikan që është takuar me Protasevich kohët e fundit tha: “Ajo që unë kuptova,  është se ai është i përkushtuar për integritetin e profesionit të gazetarit. Ai është i gatshëm të punojë edhe në situatat më të vështira. Ky nuk është vetëm një hobi për të. Është një mision për ti dhënë njerëzve informacionin e duhur.”

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova tha: “Është  tronditëse që Perëndimi e quan incidentin në hapësirën ajrore Bjelloruse” tronditës “,” shkroi ajo në Facebook. Ajo përmendi uljen e detyruar në Austri në vitin 2013 të një avioni nga Bolivia që mendohet se në të udhëtonte Edward Snowden. Ajo mund të kishte përmendur raste të tjera kur Shtetet e Bashkuara u përpoqën të ndalonin avionë të civile që besohej se në to udhëtonin terroristë.

Po zhvillohet një betejë në të gjithë botën midis udhëheqësve autokratë dhe aktivistëve të rinj që kërkojnë lirinë  e shprehjes për të dhënë mendimet e tyre hapur. Kjo është parë në Rusi, Kinë, Turqi, Arabinë Saudite, Egjipt – dhe shumë vende të tjera, duke përfshirë padyshim Bjellorusinë, raporton abcnews.al

Administrata e Biden e ka cilësuar këtë si një luftë për të mbajtur një rend të bazuar në rregulla.  Por nëse dëshiron të drejtojë këtë fushatë, Shtetet e Bashkuara nuk mund të jenë hipokrite.

Çdo gjë e keqe që bëjmë si komb kopjohet nga kombe me më pak skrupuj. Amerika bën luftë me dronë kundër al-Kaidës; Azerbajxhani e zhvillon atë kundër luftëtarëve armenë në Nagorno-Karabakh; Amerika kryen “ekstradime” të  terroristëve të dyshuar; Arabia Saudite dhe Bjellorusia rrëmbejnë ose vrasin gazetarë që kundërshtojnë qeverinë.

Presidenti Biden dëshiron të jetë në garë me autoritarët pa nisur një Luftë të Re të Ftohtë.  Dhe kjo do të shihet në takimin me Putin me 16 qershor në Gjenevë. Sipas burimeve diplomatike, ai ka hequr dorë nga vendosja e  sanksioneve ndaj kompanive gjermane për ndalimin e tubacionit rus Nord Stream.

Në  vend se të zgjedhim një luftë me Gjermaninë, një aleate besnike, Biden  duhet të veshë çorape të kuqe dhe të bardha për ti kujtuar Putin se cilën anë mban.

Eunews.al




Comments are closed.