Thellohet përçarja/ Alibeaj mbledh Kryesinë e PD, bojkoton sërish “Rithemelimi” i Berishës
Kreu i Komanduar i PD Enkelejd Alibeaj ka mbledhur sot Kryesinë e PD.
Mesohet se në këtë mbledhje do të diskutohet mbi agjendën e grupit të PD, por sërish anëtarët e Komisionit të Rithemelimelimit mungojnë.
Ndarja e demokratëve që nisi me bojkotin e rreth 35 deputetëve të grupit parlamentar në Kuvendin e thirrur nga Komisioni i Rithemelimit ka nisur të reflektohet në të gjitha organet drejtuese të Partisë Demokratike.
Kjo ndarje e grupit parlamentar të PD vjen në një kohë që maxhoranca vazhdimisht i bën thirrje opozitës sa i takon negociatave për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Alibeaj e ka shprehur bindjen për përfshirjen në negociata me shumicën për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, madje bashkeë me deputetët e grupit kanë propozuar dhe draftin si duhet të bëhet zgjedhja.
Nga ana tjetër Komisioni i Rithemelimit përmes Këshillit Kombëtar të PD vendosi përmes një rezolute kushte për shumicën për një proces serioz sa i takon zgjedhjes së kreut të ri të shtetit. Nga ky proces përjashtoi grupin e Aliubeajt.