Thellimi i bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë, Shalsi takon ambasadorin, Skënder Durmishi
Deputeti i Partisë Socialiste Eduard Shalsi zhvilloi një takim me Ambasadorin e ri të Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Shalsi deklaron se në takimin me ambasadorin Durmishi kanë diskutuar mbi marrëdhëniet gjithmonë e më intensive mes dy vendeve tona dhe veçanërisht të dy parlamenteve tona, si dhe mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat.
Postimi i plotë i Eduard Shalsit:
👉 Kënaqësi e veçantë për mua të rikthehesha në Ambasadën e Kosovës, për të takuar Ambasadorin e ri.
👉 Diskutuam mbi marrëdhëniet gjithmonë e më intensive mes dy vendeve tona dhe veçanërisht të dy parlamenteve tona, si dhe mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat.
👉 Me kënaqësi, do te mirëpresim së shpejti homologët tanë nga Kosova, me të cilët kemi rakoduar tashmë një axhendë aktivitetesh.