×
Saturday, October 23, 2021

The Economist: Largimi i Merkel dhe rrëmuja që po lë pas

September 24, 2021

Vetëm OTTO VON BISMARCK dhe Helmut Kohl kanë shërbyer më gjatë si kancelarë të Gjermanisë se sa Angela Merkel. Bismarck krijoi një perandori, më tej shpiku skemën e pensionit publik dhe më vonë atë të shëndetit publik. Kohl mbikqyri bashkimin e Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore ndërsa ra dakord që të zëvendësonte Deutschmark me Euron.

Arritjet e znj Merkel janë më modeste. Në 16 vjet si kancelare ajo ka manaxhuar një seri krizash nga ato ekonomike në ato të pandemisë. Aftësia e saj për të krijuar konsensus i ka shërbyer vendit të saj dhe Europës për të qendruar në kushte të favorshme në kohë jo aq të tilla. Megjithatë qeveria e saj ka neglizhuar shumë në politikat e saj kombëtare dhe ndërkombëtare edhe pse Gjermania ia ka hedhur edhe kështu, të paktën tani për tani. Gjithsesi shqetësimet po e gërryejnë atë. Ndërsa znj Merkel përgatitet të largohet nga posti i saj kur të krijohet qeveria e re pas zgjedhjeve që do të mbahen këtë fundjavë, admirimi për lidershipin e saj duhet të jetë i mbërthyer dhe me frustimin për vetëkënaqësinë që ajo ka ushqyer.

Lista e çështjeve të lëna pasdore është e gjatë. Gjermania duket si një makinë luksoze që bën zhurmë; hap kofanon e kësaj makina dhe shenjat e çështjeve të lëna pas dore janë të qarta. Sektori publik ka dështuar për të pasur investime të duhura, vendi është pas në zhvillimin e një infrastrukture të shëndetshme, veçanërisht në fushën e dixhitalizimit.  Kjo pengon jo vetëm kompanitë e reja të teknologjisë por çdo komapni tjetër. Po kështu e kthen qeverisjen në më pak efektive, një problem që ka rritur edhe vështirësinë për të thërritur dhe emëruar staf të ri. Në vitin 2009, nën mbikqyrjen e znj Merkel, Gjermania i vendosi vetes një detyrim kushtetues që e kthente në jo-kushtetuese deficitin negativ. Me norma interesi kaq të ulëta, qeveritë sensitive do të dëshironin të merrnin më shumë hua për investimet e tyre, pa dashur që të bien në momentin e parë të dobësisë.

Problemi më kritik i Gjermanisë në fushën e brendshme është dështimi për të reformuar sistemin e pensioneve. Gjermanët po plaken më shpejt dhe plakja e moshës së viteve 70-80 disa vite më vonë do të vendosë një tjetër lak në buxhetin e Gjermanisë. Në lidhje me ndryshimet klimaterike, Gjermanisa ka qenë e squllët pasi ajo ende emeton karbon për kokë më shumë se sa ekonomitë e tjera të mëdha të BE, e gjitha kjo ndonëse znj. Merkel e mbylli industrinë nukleare në Gjermani pas ngjarjes katastrofale në Fukushima në vitin 2011.

Në Europë, influenca e Gjermanisë ka shumë rëndësi, ndaj hezitimi i znj Merkel për ta ushtruar pushtetin e saj është thjesht dëshpërues. BE nuk u angazhua mjaftueshmërisht me problemin e borxhit që ka pjesa e saj në jug. Vetëm gjatë pandemisë ajo krijoi një instrument financiar për të lejuar BE që të garantojë së bashku si entitet borxhin dhe për të shpërndarë disa para në formë grantesh apo keshi, më shumë se sa në formë huaje. Por, kjo skemë qe dezinjuar për të ndodhur vetëm një herë. Më keq akoma, rregulli “stabiliteti” që do të detyrojë vendet për t’u rikthyer pas në gjendjen e një diete fianciare (austeriteti) janë gati për t’u rikthyer në lojë, diçka që mund të zhbëhet vetëm nëse amendohet si rregull. Gjermania, si përherë zëri më i fortë në BE, duhet të kishte argumentuar më fortë për një përqasje më sensitive.

Në politikën e jashtme të BE, Gjermania mund dhe duhet të kishte bërë më shumë për të mundësuar disa rregullime të shpejta për një botë që është përherë e më pak e rehatshme dhe e qetë. Kina është një kundërshtar ekonomik dhe strategjik në rritje, Rusia është një kundërshtare e paparashikueshme dhe Amerika është e hutuar dhe e paqartë karshi aleatëve të saj. Prapë, Gjermania ka hezituar. Përtej rritjes së kohëve të fundit, ajo ka shpenzuar shumë pak në fushën e mbrojtjes. I ka komplikuar punët me Pekinin në shpresën se do të mund të përfitonte një marrëveshje më t ëmirë tregtare. I ka dhënë Putinit një mundësi të re për të kapur Europën përmes energjisë pasi ka mbështetur ndërtimin e Nord Stream 2 i cili kalon në zonën elektorale të znj Merkel. Ka dështuar me të tjerët, veçanërisht me presidentin Francez  për të krijuar një oportunitet më shumë për Europën.

Cili nga kandidatët gjermanë do të mund të bëjë më shumë se sa Merkel? Sondazhet tregojnë se Gjermani është duke shkuar drejt një kuvendi më të rrëmujshëm ku asnjë parti apo madje as dy të tilla nuk do të kenë mazhorancën. Në fakt, ne mund të parashikojmë një farëlloj koalicioni me tre parti në tavolinë që nuk ndajnë të njëjtën qasje ideologjike si fjala vjen të gjelbërit e shpenzimeve të shumta dhe liberalët pro biznes, kjo do të vështirësonte dakordësinë për shumë gjëra.

Kjo është një tjetër simptomë e squllësisë së Merkelizmit. Gjermanët duket sikur kërkojnë një maturi dhe siguri pa dashur të diskutojnë për të ardhmen. Manaxhimi i krizave gjatë kësaj kohe duket se ka zëvendësuar iniciativën. Kandidatët nuk kanë asnjë iniciativë për të ndriçuar problemet e mëtejshme që prekin vendin. Rezultati ka qenë një fushatë substanciale për dekada me radhë; një fushatë e bazuar në kalin fitues por jo në temat fituese.

Mundësitë që do të dalin nga kjo fushatë janë dy. E para është një koalicion i udhëhequr nga partia e znj Merkel, pra Kristian Demokratët dhe partia simotër e Kristian Socialistëve në Bavari, drejtuar nga Armin Laschet. Ndërsa opsioni i dytë është partia e drejtuar nga Olaf Scholz e Social Demokratëve të SPD, që është aktualisht ministri i financave në qeverinë Merkel. Në të dy rastet, koalicioneve do t’i bashkangjitet partia e Gjelbër dhe ajo e Demokratëve të Lirë (Liberalëve pro biznes). The Economist do të shpresonte dhe preferonte që koalicioni fitues të drejtohej nga SPD dhe Scholz mundësisht në një aleancë në formën e ngjyrave të semaforit, e kuqja e SPD-e verdha e Liberalëve pro biznes-jeshilja e të Gjelbërve.

Kjo dëshirë vjen sepse CDU/CSU e ka bërë gropë qeverisjen. Gjashtëmbëdhjetë vite në pushtet janë shumë. Partia nuk ka më ide dhe nuk ka më drejtim, vendimet e saj për të zgjedhur në krye të saj një njeri që bën gafa dhe është shumë pak inspirues, si Laschet, e bëjnë edhe më të qartë këtë. Një peshë e lehtë ai ka drejtuar një fushatë të dobët dhe parashikohet që ta udhëheqë partinë në rezultatin më të dobët pas luftës së dytë botërore. Sondazhet tregojnë se Scholz preferohet më shumë se sa ai.

Lufta brenda të Majtës

A janë në rrugën e duhur? Ka plot arsye për të besuar se po, por edhe më shumë të tilla për të pasur frikë. Z. Scholz ka qenë një ministër i financave tejet efektiv. Gjermanët i besojnë atij. Ai është më mirë i vendosur se sa kandidati i CDU në sondazhe dhe do të punonte më mirë me të Gjelbërit në lidhje me ndryshimet klimaterike. Problemi është gjithsesi se ai i përket një minorance të konsiderueshme të të majtëve pro biznes në partinë e tij që është e mbushur me të majtë anti biznes. Ato mund të përpiqen që ta tërheqin atë në drejtimin e tyre dhe jo në atë të Demokratëve të Lirë (Liberalëve pro biznes) duke u distancuar më shumë nga sipërmarrjet.

Bota duhet të presë një diskutim mbi koalcionet që të zgjasë me muaj, duke goditur rëndë politikën europiane ndërsa ata vazhdojnë të merren me krijimin e koalicionit. Dhe në fund të gjithë kësaj, Gjermania mund të përfundojë me një qeveri që dështon të përmbushë nevojat. Pikërisht kjo është rrëmuja që lë pas znj Merkel.

Eunews.al

Comments are closed.