×
Thursday, September 28, 2023

Thaçi takohet me homologun serb Vuçiç në Washington

March 2, 2020



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë në Washington.

Siç ka njoftuar Thaçi në rrjetet sociale, takimi ka ndodhur me ftesë të emisarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ku i pranishëm në këtë takim ka qenë edhe këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brein. 

“Pres që menjëherë, të mërkurën apo të enjten, të më mundësohet raportimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për t’i njoftuar deputetët dhe qytetarët e Kosovës për takimet në Uashington dhe më specifikisht për takimin e sotëm”, shkroi Thaçi, i cili theksoi se “duke qëndruar të bashkuara institucionet, partitë politike dhe qytetarët, Kosova do të jetë edhe më e fortë”. 

Thaçi ka qëndruar në SHBA për një javë ku ka zhvilluar takime me personalitete të shumta në mesin e të cilëve edhe Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, me të cilin ka folur për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai i ka quajtur vizitën në SHBA si “një javë e suksesshme, me plot takime miqësore dhe përmbajtjesore”.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments