×
Wednesday, January 19, 2022

“Tezat e tij anti-shqiptare, përdoren veç nga serbët”, Kim Mehmeti i kthehet Berishës

January 11, 2022

Sali Berisha dhe njerëz të tij, prej disa ditësh janë duke akuzuar shqiptarët e Maqedonisë, se i kanë ardhur në ndihmë Lulzim Bashës.

Sipas Berishës dhe njerëzve të tij, bëhet fjalë për një grup të Kumanovës, që janë pjesë e “Vëllazërisë Myslimane”.

Kjo ka sjellë reagimin e ashpër edhe të vetë Kim Mehmetit, një mbështetës i flaktë i Berishës prej vitesh.

Ai thotë se tezat e Berishës janë antishqiptare dhe ato përdoren vetëm nga serbët.

“Nuk dua ti besoj si të vërteta lajmet se të afërmit e Doktorit që donë ta rithemelojë PD-në, i paskan ringjallur gënjeshtrat serbe, duke e informuar botën se shqiptarë e Maqedonisë janë ‘vëllazëri myslimane’, nga të cilët duhet mbrojtur Evropën e krishterë!?

Nuk dua ta besoj këtë sepse edhe Doktori, po aq sa edhe unë, e dinë se gjatë themelimit të PD-së, shqiptarët e Maqedonisë, e lanë anësh vetveten, për ta ndihmuar këtë parti dhe demokratizimin e Shqipërisë. Dhe andaj, ndër të tjerat, derdhën drejtë Tiranës para jo me grushte, por me thasë, edhe atë pa pyetur kurrë se kush dhe si ato i harxhoi.

Pastaj nuk dua t’i besoj këto lajme sepse edhe unë edhe Doktori e dimë sa të moçme janë gënjeshtrat antishqiptare të përdorura nga qarqet serbe, të cilat gënjeshtra kanë për qellim ta paralajmërojnë Evropën sa është e ‘rrezikuar’ nga myslimanët e Ballkanit?!

E nëse këto lajme janë të vërteta, atëherë shqiptarëve të Maqedonisë nuk u mbetet asgjë tjetër përpos ta pranojnë se politikanët që e kanë humbur pushtetin mbi vetveten, janë të gatshëm të shkelin edhe mbi kufomat e popullit të vet, vetëm për të ardhur në pushtet.

Siç do duhet të pranojnë se investimi i tyre në PD ka qenë i gabuar, se me atë investim kanë kontribuar që  Shqipërinë ta mbulojë plehu politikë i prodhuar tri dekadave të fundit dhe që mëmëdheu, nga diktatura e xhaxhit Enver, të kalojë në ‘Diktaturën e Lekut’, të ‘Rilindjes’ së Piktorit.

Sidoqoftë shqiptarët e Maqedonisë e meritojmë të jetojnë në paqe me vetveten dhe me vëllazërinë shqiptare, sepse mëmëdhe Shqipërisë  dhe atdhe Kosovës, u kanë qëndruar pranë në çastet e tyre më të vështira. Edhe atë jo për t’ia larë borxhin shqiptarisë, por për t’i dalë hakut vetvetes.

Dhe nëse është e vërtet se shqiptarëve të Maqedonisë askush nuk ua ka borxh mirënjohjen, atëherë është më se e vërtet se të shkelësh mbi përkatësinë e tyre

Comments are closed.