×
Monday, January 13, 2025

Terapia për luftimin e koronavirusit, Macron takon profesorin e Marsejës

April 15, 2020


Presidenti francez Emmanuel Macron foli për kurën e diskutueshme të koronavirusit të bazuar tek klorokina, të cilën e mbështet profesori Didier Raoult.

Shefi i Elizesë u takua me profesorin e njohur më 9 Prill në Marsejë, në vazhdën e përgatitjeve për fjalimin e vet televiziv të hënën në mbrëmje.

Për të luftuar koronavirusin, mjeku këmbëngul të testohet terapia e dyfishtë e hidroksilklorinës e lidhur me azitromicinën, një antibiotik i njohur.

“Jam i bindur që profesori Raoult është një shkencëtar i shkëlqyer. Kombinimi i hidroksilklorinës dhe azitromicinës, sepse nuk është vetëm hidroksilklorina që propozohet, them se duhet të testohet”, u shpreh Macron në një intervistë dhënë për RFI.

Studimi i Profesor Raoult i Institutit Spitalor-Universitar (IHU) konsiderohet i diskutueshëm dhe është vënë në dyshim nga mjaft ekspertët për shkak të testimit të pamjaftueshem.

Megjithatë, Macron insistoi se duhet provuar të gjitha rrugët e mundshme në përpjekjet për të mposhtur virusin.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments