×
E martë, 20 Tetor, 2020

Tensionet në Mesdheun Lindor, Dendias takon Pompeon

28 Shtator, 2020

Kreu i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo filloi sot në Greqi bisedimet në kuadër të qetësimit të tensioneve në Mesdheun Lindor dhe për të inkurajuar nisjen e një dialogu mes Athinës dhe Ankarasë.

Takimi mes sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe homologut grek, Nikos Dendias sapo përfundoi sot në Selanik.

Çështjet me interes dypalësh, rajonal dhe ndërkombëtar, me theksin në dialogun strategjik mes Greqisë dhe SHBA-së, mbrojtja dhe bashkëpunimi energjitik dominuan takimin si dhe zhvillimet në rajonin e Mesdheut Lindor.

Në një mesazh në Twitter, pak para se të nisej nga Uashingtoni, Pompeo, që është sekretari i parë amerikan i Shtetit që shkon në Selanik theksoi riforcimin e marrëdhënieve dypalëshe, solide dhe të rëndësishme për një bashkëpunim rajonal të qëndrueshëm.

Gjatë vizitës në Selanik, sekretari amerikan i Shtetit do të marrë pjesë gjithashtu në një tryezë të rrumbullakët mbi energjinë, në praninë e ministrit të Mjedisit dhe Energjisë, Costis Hatzidakis, që do të pasohet nga nënshkrimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi shkencor dhe teknologjik mes Greqisë dhe SHBA-së, me pjesëmarrjen e ministrit të Zhvillimit dhe Investimit, Adonis Georgiadis.

Vizita e kreut të diplomacisë amerikane do të përfundojë me vizitën në muzeun hebre të Selanikut.

Pas Selanikut, sekretari amerikan i Shtetit do të vazhdojë turneun në Kretë, ku do të vizitojë bazën detare të Souda-s për të nënvizuar partneritetin solid të sigurisë amerikane me Greqinë.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për