Tensionet në Lindjen e Mesme/ Putin zhvillon një bisedë telefonike me Erdogan: Konflikti Iran-Izrael sjell pasoja serioze për rajonin

16 Jun 2025 14:29
Shpërndaje:

Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dënuan “aktin e forcës” së Izraelit kundër Iranit dhe bënë thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive gjatë një bisede telefonike të hënën, tha Kremlini.

“Të dyja palët shprehën shqetësimin më serioz në lidhje me përshkallëzimin e vazhdueshëm të konfliktit Iran-Izrael, i cili tashmë ka çuar në një numër të madh viktimash dhe sjell me pasoja serioze afatgjata për të gjithë rajonin”, thuhet në një deklaratë të Kremlinit.