×
Wednesday, December 8, 2021

Tension në gjykatë, fierakët kërkojnë hakmarrje ndaj Çalamanit: Policia ta lërë në dorë tonë se e rregullojmë ne

November 18, 2021

Momente të vështira dhe të tensionuara u regjistruan mëngjesin e së enjtes në Gjykatën e Fierit, ku pritej të niste seanca për masën e sigurisë për 38-vjeçarin Klodian Çalamani, i akuzuar për vrasjen e të miturit Mateo Vasiu, dy ditë më parë në Grecalli.

Dhjetra qytetarë të Fierit i janë bashkuar dhimbjes së familjarëve të Mateo Vasiut, duke u grumbulluar përpara Gjykatës së Fierit në pritje për t’u dhënë masa e sigurisë.

Qytetarët kërkojnë dënim të rëndë për vrasësin Klodian Çalamani 38 vjeç, madje shkojnë deri në hakmarrje.Përmbajtja rifillon pas shpalljes

Unë jam nga fshati, kam ardhur kastile për ta. Këtu kanë ardhur qindra policë për ta mbrojtur këtë kriminel, por do i lutesha policisë të rrinte pak më e lirë edhe dinim ne se çfarë bënim me të. Unë kam 4 fëmijë, një djalë e kam 8 vjeç…. (qan). Sot ta lenë në dorën tonë, në dorë të popullit edhe e rregullojmë ne atë. Atëherë policia të largohet. Duhet ta kishin ekzekutuar që mbrëmë. Na u kundërpërgjigj dhe e vramë. Edhe e kishin mbyllur këtë çështje”, tha një qytetar.

Ndërsa familjarët e 8-vjeçarit tentuan më herët të hynin brenda gjykatës, por u nxorrën jashtë nga policia. Ata kërkojnë dënim me vdekje dhe varje për Klodian Çalamanin, sipas tyre, për t’u bërë shembull që raste të tilla të mos përsëriten.

Mateo Vasiu 8 vjeç u godit për vdekje me lopatë nga 38-vjeçari Çalamani. Më pas e groposi në oborrin e shtëpisë së tij. Ngjarja horror ndodhi në fshatin Grecalli të Fierit të martën e 16 Nëntorit.

Eunews.al

Comments are closed.