Telefonatë Scholz-Putin për krijimin e korridoreve humanitare



Kancelari gjerman Olaf Scholz zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin lidhur me krijimin e korridoreve humanitare, njoftoi sot në Twitter këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak.
“Bota më në fund e kuptoi shtrirjen e katastrofës së shkaktuar nga Rusia”, shkruan ai.
“Nga ana jonë, përgjegjës për korridoret humanitare janë Iryna Vereshchuk, zëvendëskryeministre dhe ministre për Riintegrimin e Territoreve të Okupuara si edhe Serhiy Trusov”, tha Podolyak. Edhe presidenti francez, Emmanuel Macron foli sërish dje me homologun e tij rus, Vladimir Putin dhe më pas me atë ukrainas, Volodymyr Zelensky. Telefonata me presidentin rus, që zgjati një orë e gjysmë, sipas presidencës franceze, është e treta midis dy presidentëve që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga ushtria ruse, më 24 shkurt.
Eunews.al

