“Të ndihmojnë familjen e Klodjanit”, Noizy: Protestat, politike. Po shkatërrojmë shtëpinë tonë
December 14, 2020




Të dy reper por të dy me qëndrime mjaft të kundërta, njëri për nxitje dhune dhe trazira për arsye politike dhe tjetri për mbledhje fondesh për të ndihmuar familjen e Klodjan Rashës, i cili mbeti i vrarë nga një efektiv policie. Po flasim për Stresin dhe Noizyn.
Ndërsa Stresin deri më sot e kemi dëgjuar vetëm për shkaktim trazirash e kaos në vend, Noizy bën thirrje në rrjete sociale që artistët të mbledhin ndihma për të ndihmuar familjen e Klodjan Rashës. Noizy shkruan se protesta është politike dhe këtë sipas tij e sheh dhe qorri, ndërsa u shpreh kundër dhunës e shkatërrimi nga të rinjtë duke thënë se po shkatërrojmë ‘shtëpinë tonë’.

Eunews.al

Ndiqe
0 Comments