×
Monday, November 29, 2021

Të gjelbrit gjermanë marrin role kyçe në qeverinë e re të koalicionit

November 26, 2021

Të gjelbrit gjermanë kanë caktuar anëtarët kryesorë për të kontrolluar portofolat që duhet të kenë në koalicionin qeveritar trepalësh, i quajtur ndryshe edhe ”semafor” për shkak të ngjyrave të flamurëve të partive të tyre.

Në një shënim për anëtarët e partisë, zyrtari i lartë i të gjelbërve, Michael Kellner deklaroi se ”kreu i partisë Robert Habeck do të bëhet zëvendëskancelar, i cili do të drejtojë koalicionin që përfshin gjithashtu edhe biznesin pro FDP-së”.

”Habeck do të jetë gjithashtu përgjegjës për portofolat e Ekonomisë dhe Klimës brenda kabinetit të Scholzit”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, ministër i Bujqësisë do të bëhet Cem Ozdemir, një tjetër veteran i të gjelbërve.

Ish-kryetarja e partisë dhe nënkryetarja e parlamentit, Claudia Roth do të zëvendësojë ministren e Kulturës në largim, Monika Gruetters.

Si pjesë e pozicionit, Roth do të jetë gjithashtu përgjegjës për politikën e medias.

Pas dy muajsh bisedimesh, të tre partitë njoftuan koalicionin e tyre qeverisës në fillim të kësaj jave, i cili do t’i hapë rrugën Scholzit për të marrë drejtimin nga kancelarja, Angela Merkel, pas 16 vjetësh në pushtet.

Eunews.al

Comments are closed.