×
Friday, May 14, 2021

Taulant Balla, kandidati më i votuar në zgjedhjet e 25 prillit. Dy herë më shumë vota se Rama dhe Basha

April 29, 2021

Në Qarkun e Elbasanit në krye të listës si kandidati më i votuar është Taulant Balla i cili ka marrë 21591 vota. 

Pas tij vijnë socialisti Sajmir Hasalla me 11515 vota dhe i treti është demokrati Luciano Boci me 11076 vota i cili ka arritur edhe të thyejë listën e partisë së tij dhe të fitojë mandatin e deputetit. Balla është deputet në disa mandate në qarkun e Elbasanit dhe në këto zgjedhje ka arritur të sigurojë numrin më të madh të votave që do të mjaftonin për dy mandate. Ai ishte edhe drejtuesi i fushatës së socialisteve në Qarkun e Elbasanit i cili njësoj si Durrësi i dha 8 mandate Partisë Socialiste ndërsa për më pak se 40 vota ishte afër mandatit të 9 në këtë qark.
Ja renditja e kandidatëve në Elbasan
Votat e kandidatëve të PS:
1. Taulant Balla 21591
2. Sajmir hasalla 11 515
3. Luan Duzha 6769
4. Besjan Ajazi 5374
5. Evis Kushi 4372
6. Desantila Tahiraj 4062
7. Florenc Spaho 2603
8. Klevis Xhoxhi 2531
Votat e kandiatëve të PD:
1. Luciano Boci 11076
2. Dashnor Sula 7533
3. Lefter Geshtenja 5023
4. Gazmend Bardhi 39 99
5. . Eugen Isaj 3996
6. Zheni Gjergji 2221
7. Flutura Açka 1793

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për