×
Thursday, July 7, 2022

Taulant Balla: I qëndrojmë marrëveshjes, PD të depozitojë kandidaturat deri të dielën 

May 20, 2022

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i është përgjigjur Enkelejd Alibeajt, pasi ky i fundit deklaroi më herët gjatë ditës së sotme, se mazhoranca ishte tërhequr nga marrëveshja për të pasur një president konsensual.

Gjatë një deklarate për mediat nga ambientet e Kryesisë së Kuvendit, Balla u shpreh se opozita ka kohë deri të dielën ora 16:00, për të depozituar kandidaturat e saj.

Sipas Ballës, mazhoranca i qëndron marrëveshjes, sipas së cilës opozita do të propozojë kandidatura në raundin e dytë dhe të tretë.

“Alibeaj ka thënë se mund të propozojnë dy kandidatura. Deri të dielën në orën 16:00 të depozitojnë kandidaturat. Ne jemi të gatshëm që sapo t’i depozitojnë, të ulemi dhe të vlersojmë mundësinë e votimit, nëse Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do vendosë ta mbështesë. Ne do t’i qëndrojmë marrëveshjes”, tha Balla.

Ai shtoi se nuk duhet të çohen dëm dy raundet e ardhshme dhe se ka kohë të mjaftueshme për të gjetur një kandidat konsensual.

Anulohet mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk do të mblidhet pasditen e së premtes në selinë blu, ashtu siç ishte planifikuar.

Shkak për anulimin e kësaj mbledhjeje, është bërë deklarata e kreut të Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili kishte deklaruar më herët se nuk presidenti i propozuar nga opozita nuk zgjidhet në ruandin e dytë e të tretë, Kreu i ri i Shtetit do të zgjidhet nga Partia Socialiste në raundin e katërt.

Ky sqarim i Ballës cilësohet si shkelje e marrëveshjes nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj

Comments are closed.