×
Thursday, April 18, 2024

Takimi Renzi-Conte dhe kriza politike në Itali

January 28, 2021


Të enjten ish-Kryeministri Matteo Renzi, i cili shihet si një figurë qëndrore në krizën politike që po kalon Italia, do të takojë kreun e shtetit dhe pritet të bëjë të ditur në se është i gatshëm të mbështesë një qeveri të kryesuar nga Kryeministri i përkohshëm Giuseppe Conte.

Zoti Renzi shkaktoi dorëheqjen e zotit Conte këtë javë duke tërhequr partinë e tij “Italia Viva” nga koalicioni qeverisës, çka shkaktoi humbjen e shumicës në Senat e duke e çuar vendin drejt paqartësish politike në mes të pandemisë.

Kriza po shqetëson partnerët e Romës dhe po pengon përpjekjet e saj për të hartuar një plan të domosdoshëm për të siguruar më shumë se 200 miliardë euro (242 miliardë dollarë) financime nga Bashkimi Evropian për të rindërtuar ekonominë e saj të dëmtuar nga koronavirusi.

Zoti Renzi, partia e vogël e të cilit gëzon më pak se 3 për qind të mbështetjes së votuesve, e ka akuzuar zotin Conte për mungesë të një vizioni strategjik, duke thënë se ai rrezikoi të shpërdoronte fondin e pashembullt të BE-së për investime.

Por mundësitë e kryeministrit të përkohshëm po zvogëlohen pasi deri tani ai nuk ka arritur të sigurojë mbështetjen e senatorëve të pavendosur dhe atyre të opozitës.

Takimi i zoti Renzi me Presidentin Sergio Mattarella është pjesë e takimeve këshilluese të kreut të shtetit me kryetarët e partive, në përpjekje për të zgjidhur krizën.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments