Takimet në Bruksel, Rama: Ditë produktive dhe vlerësime shumë të mira për Shqipërinë
March 1, 2021
Kryeministri Rama e ka cilësuar ditën e sotme në Bruksel si një ditë mjaft produktive dhe me vlerësime shumë të mira për Shqipërinë. Duke postuar disa foto me takimet e zhvilluara në Bruksel, Rama shkruan se ishin pozitive ku pati bashkëbisedime të drejtpërdrejta me miqtë e Shqipërisë.
“Ditë pozitive e produktive në një moment të vështirë për të gjithë; bashkëbisedime të drejtpërdrejta me miqtë tanë në Bruksel dhe vlerësime shumë të mira nga ana e tyre për Shqipërinë”, shkruan Rama.
Eunews.al
Ndiqe
0 Comments