×
Thursday, January 15, 2026

Sunak: Do të shpenzojmë 2,5% të PBB-së për mbrojtjen

April 23, 2024


Na duhet të bëjmë më shumë për të mbrojtur vendin tonë, kështu që do të shpenzojmë 75 miliardë stërlina  gjatë gjashtë viteve të ardhshme, deri në 2,5% të PBB-së, deklaroi kryeministri britanik Rishi Sunak.

Kryeministri britanik foli para trupave britanike në Poloni së bashku me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, duke saktësuar se “Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut po veprojnë gjithnjë e më shumë së bashku, duke kërcënuar interesat e Britanisë së Madhe dhe aleatëve të saj”.

”Londra, do të bëhet kështu kontribuesja e dytë më e madhe e NATO-s pas SHBA-së, duke zgjedhur rritjen më të lartë të shpenzimeve ushtarake për 30 vjet”, shtoi Sunak.




Comments are closed.