Sulmi në depot e naftës, Kremlini kërcënon Ukrainën: Kjo s’i shërben aspak paqes
April 1, 2022



Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka reaguar për sulmin në depon e rajonit të Belgorod.
Peskov ka thënë se sulmi, i pretenduar se është shkaktuar nga helikopterët ukrainas, nuk krijon kushte të favorshme për vazhdimin e bisedimeve të paqes.
“Kjo nuk perceptohet, nuk krijon kushte për vazhdimin e negociatave”, tha ai për agjencinë e lajmeve Interfax.
Sipas raportit, Peskov ridrejtoi pyetje të mëtejshme në lidhje me sulmet e raportuara tek agjencitë ruse të zbatimit të ligjit.
Ai tha gjithashtu se autoritetet po bënin gjithçka për të riorganizuar zinxhirin e furnizimit me karburant dhe për të shmangur ndërprerjen e furnizimit me energji në Belgorod.
Eunews.al

