Sullivan viziton Arabinë Saudite dhe Izraelin për bisedime
May 18, 2024
Këshilltari i sigurisë i presidentit amerikan Joe Biden, Jake Sullivan, do të udhëtojë në Arabinë Saudite dhe Izrael këtë fundjavë.
Drejtori i Komunikimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, njoftoi dje në Uashington se Sullivan ka planifikuar të takohet sot me Princin e Kurorës dhe liderin de facto të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.
Gjatë takimit Sullivan pritet të diskutojë përpjekjet e vazhdueshme për të arritur një paqe dhe siguri të qëndrueshme në rajon.
Të dielën, Sullivan do të udhëtojë në Izrael dhe do të takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu.
Sipas Kirby, bisedimet do të fokusohen në luftën në Rripin e Gazës, situatën humanitare dhe negociatat e marrëveshjes për lirimin e pengjeve.






