×
Tuesday, March 28, 2023

Suedia merr kryesimin e OSBE-së/Linde falenderon Ramën: Treguat lidership të ri ekzekutiv

January 2, 2021



Një kryesim frymëzues dhe me vendime të rëndësishme, e ka cilësuar ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, drejtimin një vjeçar të OSBE-së nga Kryeministri Edi Rama dhe misioni shqiptar në Vjenë.

Suedia që nga kjo e premte do të udhëheqë për një vit Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE), ndërsa kryediplomatja suedeze e falenderon kryeministrin Rama për kryesimin frymëzues të kësaj organizate në rrethana sfiduese.

Linde thekson në mesazhin e saj se Rama mori vendime të rëndësishme dhe tregoi një lidership të ri ekzekutiv gjatë presidencës një vjeçare të OSBE-së.

“Faleminderit Edi Rama dhe misionit shqiptar në Vjenë për një kryesim me të vërtetë frymëzues të OSBE-së. Pavarësisht rrethanave sfiduese, ju arritët të gjenit modalitetet e takimit, të merrnit vendime të rëndësishme dhe të tregonit një lidership të ri ekzekutiv”, nënvizon ministrja e Jashtme e Suedisë.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments