Suedia, anëtari i 32-të i NATO-s, Begaj: Aleanca jonë, tani edhe më e fortë
February 27, 2024



Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot pranimin e Suedisë në NATO.
“Mirë se vjen, Suedia, si shteti i 32-të anëtar i NATO-s”, shkroi Begaj në një reagim në platformën X.
“Aleanca jonë është tani edhe më e fortë dhe e bashkuar, duke forcuar sigurinë dhe vlerat tona kolektive”, theksoi Begaj.
Parlamenti hungarez miratoi sot me shumicë dërrmuese hyrjen e Suedisë në NATO, duke i hapur rrugën përfundimisht anëtarësimit të Stokholmit në Aleancën Atlantike.

