×
Monday, November 29, 2021

Suedi/ Kryeministrja Andersson dorëhiqet pak orë pas marrjes së detyrës

November 24, 2021

Disa orë pasi u bë kryeministrja e parë e Suedisë, Magdalena Andersson ka dhënë dorëheqjen, pasi humbi mbështetjen e partisë së Gjelbër në koalicionin e saj.

Të Gjelbrit vendosën të largohen nga koalicioni pasi parlamenti miratoi sot një propozim buxhetor alternativ nga opozita.

“Kjo është hera e parë që parlamenti i Stokholmit miraton një buxhet të negociuar me një parti të ekstremit të djathtë”, tha Per Bolund, një nga dy liderët e partisë, në një konferencë shtypi, duke iu referuar demokratëve populistë të Suedisë.

Tani është e paqartë nëse Andersson do të përballet me një tjetër votim në parlament.

Eunews.al

Comments are closed.